SOS Fshatrat e Fëmijëve me përkrahjen e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ftojnë të gjithë ata që bashkëndjejnë me fëmijët pa përkujdesje prindërore, të braktisur, fëmijët në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror, që të kontribojnë financiarisht në mbrëmjen që do të organizohet për ta, nesër (30.11.2018), në ora 19:00, në Hotel Emerald.
Radio KFOR-i ka kontaktuar Drejtoreshën e Programit të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Prishtinë, Ora Bytyçi, e cila na ofroi më shumë detaje rreth përmbajtjes së kësaj mbrëmjeje.
“Mbrëmja e nesërme ka për qëllim të njoftoj sektorin e bizneseve, por jo vetem, për punën e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë. Të gjithë të interesuarit mund të kontribuojnë me blerjen e biletave si dhe përmes pakove që do ofrohen gjatë mbrëmjes. Kështu që, të gjithë së bashku mund të sigurohemi që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm”.
Të gjithë kontribut-dhënësit, do të kenë mundësi që të ndihmojnë këta fëmijë që të rriten në një familje të shëndoshë, me kujdes dhe shkollim të duhur.