Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë – sivjet vjen me shumë energji, staf, vullnetarë të palodhur, me një program të pasur, novacion dhe filma të ndryshëm.
Qëllimi i këtij festivali është qasja e të gjithë artistëve të filmit në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për shkëmbimin e ideve, prezantimin e veprave kulturore, etj.
Festivali “ODA”, kërkon edhe 10 të rinj të moshës 15-20 vjeç të cilët e kanë dëshirë dhe pasion animacionin. Punëtoria ‘Animacionit : Stopmotion me Plasteline’, fillon sot (02.10.18) dhe do të mbahet deri më datën 4 tetor, ne hapësirat e “Social Cultural Space Tetova”. Gjithashtu për moshat më të vogla, nga 7 deri në 10 vjeç, do të zhvillohet edhe një punëtori një ditore, gjatë të cilës 20 fëmijë do te kenë mundësi të mësojnë se si mund të krijojnë personazhe cilësore me teknikën e Plastelinës.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë, edicioni i shtatë, ka filluar me datën 1 tetor dhe do të zgjat deri më datën 6 tetor 2018.