Qendra e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në bashkëpunim me ‘Innovation Center Kosovo’ dhe Kosovo ICT Association – STIKK, sot (02.08.18) kanë filluar fushatën “Dhuro gjak”.
Pikërisht për këtë fushatë, ditë më parë, enkas për Radio KFOR-in, menaxherja për promovim dhe organizim të dhurimit të gjakut në Qendrën e Kosovës për Transfuzion të Gjakut, Albana Gashi, tregoi për idenë e këtij organizimi:
“Duke parë aksidentet e shumta në komunikacion, kemi organizuar aksionin e dhurimit të gjakut për të aksidentuarit në komunikacion. Ne kemi vendosur që në këtë ditë të mundohemi të vetëdijësojmë qytetarët, që të jenë më të kujdesshëm në komunikacion dhe t’i ndihmojmë të aksidentuarve që kanë nevojë për gjak”.
Kërkesa për gjak është jashtëzakonisht e madhe, prandaj për të shpëtuar jetë kërkohet nga ne, që të dhurojmë gjak.