– Më 24 mars, të vitit 2013, fotot e koncertit të bendit The Beatles, arritën që të shiteshin për 30 mijë sterlinë, në një ankand në Londër. Fotot ishin të realizuara gjatë viteve të 60-ta, në koncertin e mbajtur në Stadiumin Shea.
– Më 24 mars të vitit 1979, Bee Gees filluan një garë dy javore në tabelën e këngëve amerikane, me këngën ‘Tragedy’.
– Më 24 mars, të vitit 1985, kënga “Easy Lover” nga Philip Bailey dhe Phil Collins ishte në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.