Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 632 testime për korona virus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), gjatë kësaj periudhe 24 orësh, 203 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, ndërsa aktualisht me Covid-19, aktiv janë 3.195 persona, derisa 393 persona janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit, asnjë person nuk ka humbur jetën, në Kosovë.