Viti 2025, po shihet si një transformim i madh në botën e kinemasë falë Inteligjencës Artificiale (AI). Projekti ‘FilmAgent’, i prezantuar më 2025, demonstroi se është e mundur të automatizosh pothuajse të gjithë procesin e prodhimit të filmave: nga idetë fillestare, skenari, kamerat, deri te regjia dhe animacionet 3D — brenda një hapësire virtuale.
Pastaj teknologjia e njohur si “text-to-image” apo “image-to-video”, “3D synthesis” dhe neural rendering po lejojnë krijimin e skenave, karaktereve dhe ambienteve që më parë kishin nevojë për ekipe të mëdha me artistë. Dokumenti hulumtues “Generative AI for Film Creation”, tregon rritje të përdorimit të këtyre metodave, duke ofruar “gjuhë vizuale të re” për kinemanë.
Mirëpo, AI nuk po përdoret vetëm për pamje, shumë regjisorë dhe skenaristë po e përdorin AI edhe si “partner brainstorm”: për ide, skica, dialogje apo dorëshkrime të para. Kjo ka sjell mundësi për eksperimentim të shpejtë.
Një nga debatet më të nxehta në 2025-ën, ishte për protagonisten “artificiale” apo të sajuar me emrin, Tilly Norwood, një “aktore” digjitale, e krijuar me AI, që po përdoret në video dhe skenarë. Shumë aktorë dhe sindikata reaguan për shkak të kësaj, duke theksuar se ekziston rreziku të zëvendësohen njerëzit realë në skenë.
Filmat e punuar me AI, po shihen si të barabartë për çmime dhe se këta filma mund të konkurrojnë për OSCAR, ka hapur diskutim për rolin e “autorit” dhe “krijuesit” në epokën digjitale.
Në 2025-ën, AI transformoi botën e kinemasë, jo thjesht si instrument ndihmës, por si partner kreativ real. Ai solli shpejtësi, efikasitet, imagjinatë të re dhe mundësi që më parë ishin vetëm për studio të mëdha të Hollywood-it. Por transformimi ka edhe çmim, si dilema etike, rreziqe për zanate tradicionale dhe pyetje të reja për autenticitetin e artit.
Në shumë raste, filmi i së ardhmes do të jetë një bashkëpunim njeri-makinë, ku njeriu vendos vizionin, mirëpo AI e realizon në mënyra që çojnë përtej imagjinatës tradicionale.







