Me kampanja të shumta botërore sot (09.03.23), komuniteti global shënon ‘Ditën Botërore të Veshkave’. Në këtë ditë dhe përgjatë gjithë muajit mars, organizohen aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit të këtyre organeve dhe rëndësinë e kontrolleve rutinë për veshkat.
Sipas hulumtimeve, 1 në 10 persona në mbarë botën, vuan nga një shkallë e caktuar e sëmundjes kronike të veshkave, pasi sëmundja mund të zhvillohet në çdo moshë dhe faktorë të ndryshëm rreziku, mund ta përshpejtojnë atë. Gjenetikisht, njerëzit e rajoneve gjeografike të Azisë Jugore, kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundje kronike të veshkave, veçanërisht ata me shkallë të rritur të diabetit dhe hipertensionit.
Për të përkrahur personat që janë të prekur nga sëmundjet e veshkave, në mënyre simbolike në gjithë botën, njerëzit veshin çorapë me ngjyrë të ndezur.