Tashmë Kosovës i është shtuar edhe një federatë e re, përkatësisht sporti i Ragbit dhe ky lajm u zyrtarizua pas takimit që Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka zhvlliuar dje (03.07.19), me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Qëllimi i këtij takimi ishte zyrtarizimi i Federatës së Ragbit në Kosovë dhe promovimit të mëtejmë të këtij sporti në vendin tonë.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi ambasadorin britanez për bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e tij për sportin e Ragbit dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar edhe më tutje këtë bashkëpunim, duke synuar që të realizojnë bashkërisht projekte në fusha të ndryshme.
Edhe amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për krijimin e mundësive të reja për sportistët e Kosovës.