Çdo vit në muajin janar, bota shënon ‘Muajin e Zhvillimit të Logjikës’, i cili i dedikohet inkurajimit të kreativitetit, zgjidhjes së problemeve dhe të menduarit logjik. Gjatë këtij muaji njerëzit e të gjitha moshave përfshihen në një sërë lojërash dhe aktivitetesh që inkurajojnë zhvillimin e mendjes apo të menduarit logjik.
Ky muaj synon të rrisë vetëdijen për rëndësinë e ushtrimeve mendore apo logjike, duke marrë pjesë në sfida të ndryshme apo duke zgjidhur lojëra të ndryshme logjike, lojëra të tilla, siç janë enigmat, sudoku, rebuse, gjëegjëza dhe zgjidhje të ndryshme matematikore.
Stimulimi mendor është po aq vendimtar për shëndetin tonë dhe enigmat apo gjëegjëzat, dihet se parandalojnë plakjen e trurit dhe ky muaj, na inkurajon të gjithëve që të sfidojmë më shpesh mendjen tonë.