Çdo vit “Dita Botërore e Zërit”, shënohet me datën 16 prill, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e zërit dhe shëndetit tonë vokal. Të kesh një zë është pasuri, një faktor përcaktues i identitetit tonë dhe një nga gjërat e para që të tjerët vënë re tek ne!
Dita e sotme ka për qëllim të tregojë se sa jetik është zëri i njeriut, në ndërveprimet tona të përditshme. Zëri është kritik për komunikimin efektiv dhe të shëndetshëm njerëzor.
Një nga qëllimet kryesore të ‘Ditës Botërore të Zërit’, është të inkurajojë të gjithë që të mësojnë se si të kujdesen për zërin e tyre, të kërkojnë ndihmë aty ku është e nevojshme dhe të mbështesin kërkimet mbi zërin. Tema që sivjet shënon “Ditën Botërore të Zërit 2023” është “Një botë, shumë zëra”, një fushatë globale që përhap ndërgjegjësimin për rëndësinë e zërit njerëzor. Biseda në telefon ose video-telefonata me miqtë dhe të afërmit, janë thelbësore për shëndetin tonë mendor, për t’u ndjerë të dëgjuar dhe ne duhet të kujdesemi për të!