Shkencëtarët kanë zhvilluar panele diellore që prodhojnë energji edhe kur nuk ka diell, duke përdorur dritën infra të kuqe dhe nxehtësinë që lëshon toka gjatë natës. Këto kërkime po bëhen nga Universiteti i Kalifornisë nën projektin e quajtur “Nighttime Photovoltaics”, që financohet nga NASA dhe Agjencia Amerikane e Energjisë. Derisa panelet klasike përdorin dritën e diellit, ato të “Nighttime Photovoltaics” përdorin rrezatimin infra të kuq, që e lëshon Toka gjatë natës, pasi ka përthithur energjinë ditore.
Panelet përbëhen nga materiale termoradiative që konvertojnë këtë nxehtësi në elektricitet. Prototipi aktual prodhon deri në 25% të energjisë që gjenerohet gjatë ditës, që është mjaftueshëm për ndriçimin e një shtëpie gjatë natës. Kjo teknologji do të lejojë prodhimin e energjisë 24 orë në ditë, pa pasur më nevojë për bateri të shtrenjta.







