Karriera e Blerim Destanit, gjithnjë e më shumë po pasurohet përmes pjesëmarrjeve të tij të njëpasnjëshme në filma të ndryshëm botëror, përkrah aktorëvë më në zë të botës së filmit.
Pas suksesit të madh që shënoi me filmin “The posion Rose”, ku ishte në kastë bashkë me yjet e kinematografisë John Travolta, Morgan Freeman e shumë emra të tjerë të njohur ndërkombëtar, aktori ka njoftuar së fundmi edhe për një sukses tjetër.
“Krenar për projektin e tanishëm filmik, ku do të punoj përkrah Robert De Niros dhe Tommy Lee Jones”, ka shkruar Destani krahas fotografisë së postuar në faqen e tij zyrtare, në rrjetin social në Instagram.