Këngëtari Yll Limani, i cili njihet edhe si kantautor, u bë i njohur për publikun pas paraqitjes dhe suksesit të tij në edicionin e parë të spektaklit televiziv ‘The Voice of Albania’, në nëntor të vitit 2011. Në këtë situatë pandemie, këngëtari Limani, në një prononcim për Radio KFOR-in, tregoi se ai vet është shumë i kujdesshëm dhe apeloi që të jemi të kujdesshëm të gjithë dhe t’i përmbahemi masave anti-kovid: “Përshëndetje dëgjues të Radio KFOR, unë jam Yll Limani, jam i lumtur që e keni pëlqyer kaq shumë projektin tim të fundit, shpresoj që ta këndojmë së bashku shumë shpejtë. Ne vetëm duhet të kemi durim dhe të respektojmë masat. Ndërkohë mos harroni tre gjërat më të rëndësishme dhe më të lehta që mund të bëni: Vendoseni maskën, mbani distancën dhe kujdesuni për higjienën.”