Sot, më 18 korrik, shënohet “Dita Botërore e Dëgjimit” për të nderuar ditëlindjen e Raymond Murray Schafer, një kompozitor dhe ambientalist i njohur kanadez, që njihet si themelues i ekologjisë akustike.
E krijuar në vitin 2010, “Dita Botërore e Dëgjimit” promovon praktikën e dëgjimit që lidhet me ndërgjegjësimet mjedisore, ekologjinë akustike dhe peizazhet zanore.
Në përgjithësi, qëllimi i “Ditës Botërore të Dëgjimit” është kultivimi i dëgjimit dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shqisave tona të dëgjimit, të promovojë praktika të qëndrueshme në ekologjinë akustike si dhe të nxisë një kuptim më të thellë të botës përmes shqisave dëgjimore.







