Banakierët nuk janë vetëm përgatitës pijesh, ata krijojnë përvoja, atmosferë dhe komunikim me klientët dhe dita e sotme e njeh punën, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre. Sot (24.02.26), shënohet ‘Dita e Banakierëve’, kushtuar profesionistëve që qëndrojnë pas banakut dhe krijojnë eksperienca unike për klientët në bare, restorante dhe ambiente të ndryshme mikpritëse.
Banakierët shpesh janë artistë të shijes dhe prezantimit. Dita e tyre nxjerr në pah inovacionin dhe aftësi krijuese. Përmes kreativitetit, aftësive teknike dhe komunikimit me klientët, ata krijojnë atmosfera të veçanta dhe momente të paharrueshme.
Kjo ditë shërben si një falënderim për të gjithë banakierët që me pasion dhe përkushtim e bëjnë çdo mbrëmje më të veçantë.







