Sot është një ftesë për secilin fëmijë, të rinj apo të rritur, për të sfiduar veten, për të menduar ndryshe dhe për ta festuar fuqinë e mendjes njerëzore. Sot me 21 tetor, shënohet “Dita e Mendjes”, që i kushtohet fuqisë, kreativitetit dhe kuriozitetit të mendjes njerëzore.
E frymëzuar nga matematikani dhe mendimtari i njohur, Martin Gardner i cili u bë i famshëm për aftësinë e tij për ta bërë matematikën, shkencën dhe lojërat logjike të kuptueshme dhe tërheqëse për publikun e gjerë.
“Dita e Mendjes” synon të promovojë mendimin kritik dhe dashurinë për mësim, duke u kujtuar të gjithëve se zhvillimi i dijes dhe kreativitetit është çelës për një shoqëri më të mençur dhe inovative. Në shumë vende, kjo ditë shënohet me aktivitete që përfshijnë lojëra mendore, enigma, eksperimente shkencore dhe diskutime që nxisin imagjinatën dhe kureshtjen.







