‘Dita Botërore e Shahut’ rikthehet çdo vit më 20 korrik dhe ka për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin rreth vlerave kulturore dhe arsimore të kësaj loje dhe të zgjerojë ndikimin pozitiv të shahut në shoqëri.
Shahu është një lojë strategjike, që e ka origjinën që nga shekulli i 6-të dhe ka influencuar historinë, kulturën dhe zhvillimin e shoqërive në mënyra të ndryshme. Duke shënuar këtë ditë, promovohet edukimi dhe arsimi nëpërmjet shahut, pasi kjo lojë ndihmon në zhvillimin e aftësive të mëdha intelektuale si p.sh. logjika, kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve.
Kjo ngjarje i bashkon entuziastët e shahut nga të gjitha skajet e globit, për të kujtuar këtë sport që ka një histori të pasur dhe ndikim të gjerë, në kulturën dhe intelektin e njerëzimit.