Pas një agjende të pasur me shfaqje të shumta vitin që shkoi, më 14 shkurt, Baleti Kombëtar i Kosovës e vazhdon repertoarin e tij me shfaqjen e Premierës së parë për vitin 2019.
Do të jetë shfaqja “Andërr”, me koreografi të Kreshnik Musollit, e cila trajton kohën, në kuptimin që atë askush nuk mund ta ndalë, ta kontrolloj ose ta kthej, përderisa ajo ecë pa ndalur.
Për të kuptuar më shumë detaje rreth fabulës së shfaqjes, Radio KFOR-i kontaktoi koreografin Musolli, i cili pos tjerash, na tregoi edhe për domethënien e emrit të shfaqjes respektive:
“Kuptimi i titullit “Andërr”, lidhet me lakminë e njeriut për gjëra materiale, për pushtet, autoritet e gjëra të tjera. Rrjedhimisht nuk i vlerëson të mirat tjera që mund t’i ketë në jetë, si familjen, dashurinë, shoqërinë e vërtetë, etj”, tha Kreshnik Musolli.
Kjo është shfaqja e parë, me të cilën balerini i Baletit të Kosovës, Kreshnik Musolli, paraqitet në rolin e koreografit.