Me një popullsi prej 8 miliard banorëve në planetin e bukur, Tokë, ku gjithçka është bërë dinamike, veturat janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë dhe nevojë për obligimet tona ditore. Si rrjedhojë, kemi shumë marka e shumë lloje të veturave që duam ti blejmë apo edhe i posedojmë, sipas shijes sonë. Në listën e mëposhtme, Radio KFOR-i do të ju njoftoj se cilat vetura kanë qenë më të shitura në nivel global, gjatë vitit 2023:
- Tesla Model Y:
Për herë të parë në histori, një makinë elektrike ka marrë primatin si makina më e shitur e vitit. Bëhet fjalë për modelin Tesla Model Y, që është ngjitur në pozitën e parë si makina më e shitur globalisht e vitit 2023. Me autonomi të lartë dhe teknologji të avancuar për vetë-vozitje, Model Y ka përfunduar si një zgjedhje e preferuar për ata që kërkojnë një vozitje më të lehtë, më të sigurt dhe më të mençur. Ky model ka shitur sivjet në mbi 520 mijë vetura, anembanë botës. - Toyota Corolla
Ishte mbret i makinave më të shitura gjatë vitit 2022, Toyota Corolla pati një humbje në shitje sivjet prej 6.6% krahasim me vitin e kaluar, për t’u zhvendosur sivjet në vendin e dytë. Por gjithsesi, Toyota Corolla vazhdon të mbetet një nga makinat më të shitura në botë. Me dizajn të përsosur, efikasitet të lartë të karburantit dhe teknologji të avancuar, Corolla është zgjedhja e shumë vozitësve. Deri më tani, Toyota Corolla është shitur në mbi 460 mijë njësi. - Ford F-Series:
Seria F e Ford-it, vazhdon të jetë e preferuara në kategorinë e veturave më të mëdha. Me aftësi të jashtëzakonshme të ngarkesës, teknologji moderne dhe performancë të lartë, këto vetura të mëdha kanë një bazë të besueshme të ngasësve. Deri në këto momente, seria F e Ford-it, është shitur globalisht në mbi 390 mijë njësi. - Toyota RAV4:
Në kategorinë e SUV-ve, Toyota RAV4 vazhdon të jetë një nga më të kërkuarat. Stili i tij modern dhe aftësia për të përballuar terrene të ndryshme, e bëjnë një zgjedhje të pëlqyeshme për shumë blerës. Prandaj, në vitin 2023, Toyota RAV4 ka shitur mbi 320 mijë vetura. - Chevrolet Silverado:
Makina e rëndë, që bën pjesë në kategorinë e SUV, Silverado nga Chevrolet ka një treg të fortë, duke gjetur shumë shitje, veçanërisht në tregun amerikan, pasi ofron një kombinim të fuqishëm të performancës dhe komoditetit. Për këto arsye, këtë vit SUV-Silverado nga Chevrolet, është makina e pestë më e shitur, me mbi 252 mijë njësi.