Agjensia ‘GoToBalkans’ në Prishtinë, ka organizuar një aktivitet atraktiv për të gjithë adhuruesit e ecjes malore. Të interesuarit do të shijojnë bukuritë e Parkut të Gërmisë dhe në veçanti vetëdijësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe të kafshëve. Ecja do të përfshij 10 km, duke filluar nga Gërmia tek ‘Pylli i Arinjve Prishtina’. Themeluesi i ‘Goto Balkans’ Arian Krasniqi, për Radio KFOR-in solli detaje për qëllimin e këtij organizimi:
“Ecja ka për qëllim promovimin e shtegut në Parkun Kombëtar te Gërmisë. Shtegu i ecjes malore ka destinacion liqenin e Badovcit dhe ‘Pyllin e arinjve’. Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë dashamirët e natyrës. Të ardhurat nga pagesa për pjesmarrje, do të destinohen për ushqimin e zogjëve dhe kujdesin ndaj arinjve në Pyllin e Arinjve”, tregoi Ariani.
Mund të rezervoni pjesëmarrjen tuaj duke shkruar në faqen zyrtare në Facebook të emërtuar ‘GoTo Balkans’ si dhe përmes e-mail adresës: gotobalkans@gmail.com. Pagesa për pjesmarrje në këtë ecje është 12 euro për person.