Prizreni vazhdon të jetë nikoqire e aktiviteteve për të rinjë, duke organizuar koncerte dhe ngjarje të ndryshme kulturore.
Në kinemanë ‘Lumbardhi’, në këtë qytet me datën 28 korrik do të organizohet koncerti ‘Këngë te kopshti’, me bendet ‘Syte’, ‘Blla Blla Blla’ dhe ‘Oborri’.
Në një intervistë për Radio KFOR-in Drejtori Ekzekutiv i Kino Lumbardhit, Ares Shporta, na tregoi më shumë për këtë ngjarje:
“Aktiviteti është në kuadër të programit veror të muzikës në kinema dhe mbahet me datën 28 korrik, me prezencën e tre bendeve shqiptare: ‘Sytë’ nga Prishtina një bend i ri, pastaj ‘Oborri’ vijnëme promovimin e albumit të parë si dhe bendi ‘Blla Blla Blla’ që vijnë nga Shkupi”, tregoi z. Shporta.
Ai po ashtu tha se interesimi ka filluar të rritet për aktivitetet kulturore dhe se po mundohen t’u krijojnë publikut një shprehi për të vizituar kino ‘Lumbardhin’.
Në kuadër të aktiviteteve verore në qytetin e Prizrenit do të jetë edhe festivali ndërkombëtar i dokumentarit ‘Doku Fest’.