Nuk e thonë kot talent lind, nuk bëhesh. Këtë e vërteton më së miri djaloshi vetëm 11 vjeçar, Kareen Waris Olamilekan nga Nigeria, i cili përmes vizatimeve të tija të veçanta, ka arritur të fitoj njohje ndërkombëtare.
Artisti, aktualisht po studion në Akademinë e Arteve “Ayowole” dhe ëndërron që një ditë të shohë veprat e tij në një muze.
Me art, ai ka filluar të merret që nga mosha 6 vjeçare dhe tema kryesore e veprave të tij hiper-realiste zakonisht janë portretet, edhe pse ndonjëherë shkon përtej tyre.
Çdo vizatim që krijon Kareen tregon detaje të pazakonshme për një 11-vjeçar.
Ai thotë se frymëzimi i tij vjen nga gjithçka që ndodhet rreth tij, veçanërisht familjes së tij, por gjithashtu reflekton shumë në dy prej idhujve të tij artistikë – artisti nigerian Arinze Stanley, i cili gjithashtu specializohet në hiperrealizëm dhe mjeshtri italian Rilindjes Michelangelo.
Vepra më e famshme që Olamilekan krijoi quhet “Buka e përditshme”.
Në vijim jua sjellim disa nga veprat artistike të tij.