Ekonomia përcakton gjendjen e një vendi për sa i përket prodhimit dhe konsumit të mallrave, shërbimeve dhe rrjedhës së parave në vend.
Për të pasur ekonomi të qëndrueshme duhet të kemi prodhim më të madh, vende të punës dhe aspekte të tjera që sigurojnë ekonomi të qëndrueshme. Viteve të fundit ekonomia botërore në shumë vende është karakterizuar nga rënie të mëdha ekonomike por ka pasur edhe zhvillime të rëndësishme.
Prodhimi i brendshëm bruto (GDP) është një nga treguesit kryesor për të vlerësuar ekonominë e një vendi. Sipas një raporti të fundit nga Banka Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë për GDP-në më të lartë në botë, me 20.89 trilion dollar, pastaj Kina, Japonia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Një nga çmimet më prestigjioze në botë, që vlerëson kontributin njerëzor në fusha të ndryshme është Çmimi Nobel, që këtë vit në fushën e ekonomisë iu nda tre ekonomistëve amerikanë, Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, të cilët kanë përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare si dhe mënyrën e rregullimit të tregjeve financiare.