Kontingjenti Zviceran SWISSCOY i cili vepron në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR- it, ka hapur një vend të lirë për pozitën Përkthyes/Interpret të gjuhës shqipe.
Për këtë pozitë, të interesuarit duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme, të kenë minimum 4 vite përvojë pune si përkthyes/interpret, njohuri shumë të mira të shqipes dhe njohuri të mira të anglishtes.
Detyrat kryesore për këtë pozitë janë:
- Interpretim/përkthim nga anglishtja apo gjermanishtja në shqip dhe anasjelltas;
- Përkthim i dokumenteve, raporteve dhe materialeve mediatike;
- Mbështetje gjuhësore dhe kulturore për stafin e SWISSCOY;
Të interesuarit duhet të jenë banor të përhershëm të Kosovës dhe do të punojnë në bazën ushtarake të KFOR-it në SWISSCOY LMT, në Malishevë.
Paga bazë për këtë pozitë është 1,529.00 € në muaj.
Formularin për aplikim mund ta gjeni në këtë vegzë: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/interpreter–translator
Aplikacionet duhet të kthehen me e-mail në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int deri me datën 25 shkurt, 2026.
Nëse dëshironi të kontribuoni në një mision ndërkombëtar dhe të punoni në një ambient profesional shumëkombësh, kjo është mundësia juaj!







