Kontingjenti zviceran i KFOR-it, me bazë në kampin Novo Sellë, ka hapur një vend të lirë pune për pozitën automekanik.
Të interesuarit për këtë pozitë, duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë të përfunduar shkollën e mesme
- Të kenë patentë shofer për drejtimin e automjeteve kategoria “B”.
- Të paktën 1 vjet përvojë pune si automekanik, për mirëmbajtjen e automjeteve.
- Aftësi të mira pune në ekip.
Aftësitë e nevojshme gjuhësore:
- Të kenë njohuri të mirë të gjuhës gjermane, për komunikim të zakonshëm dhe profesional.
- Të kenë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze, për komunikim të thjeshtë.
Kushtet e punës:
Kandidati i përzgjedhur do të bëjë mirëmbajtjen dhe riparimet e nevojshme të automjeteve sedane, veturat 4×4, kamionë, autobusë dhe makineri të tjera ndërtimi.
Paga mujore për këtë pozitë është 1,337.00 €. Përfitimet nga kjo pozitë përfshijnë sigurimin shëndetësor, 24 ditë pushim vjetor dhe deri në 7 ditë pushim special.
Kandidatët që do të kalojnë në fazën e intervistave do të njoftohen dhe do të kalojnë testet gjuhësore dhe teknike.
Për aplikim për pozitën e automekanikut, mund të dërgoni formularin e shkarkuar nga faqja e KFOR-it përmes e-mail-it në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int deri më 6 mars, 2025.
Formularin e aplikimit dhe informacionet tjera të detajuara rreth kësaj pozite, mund ti gjeni në https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local .







