Radio KFOR-i po kërkon një ‘Ndihmës producent në radio”, që ti bashkohet ekipit të saj!
Përveç shkollës së mesme elektro-teknike ose fushave të ngjashme, kërkohet edhe përvojë pune minimale 5 vjeçare si inxhinier i transmetimit në radio stacione rajonale ose kombëtare, prej të cilave edhe 2 vjet përvojë pune në redaktimin dixhital.
Aplikantët duhet të kenë aftësi të mirë të gjuhës angleze. Paga bazë për këtë pozitë është 933.00 euro në muaj, BRUTO.
Puna e ‘Ndihmës producentit në radio” është që të ndihmojë stafin teknik të radios në kryerjen e detyrave të përditshme, në zgjidhjen e çdo problemi teknik me instalimin e pajisjeve në transmetim dhe prodhim.
Aplikacionin për këtë pozitë mund ta shkarkoni në ueb faqen https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local
Informata shtesë për këtë pozitë mund të merrni edhe në radiokfor.com.
Aplikacionin e plotësuar mund ta dërgoni në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int deri më datën 7 shkurt, ora 16:00.