Shtabi i Përgjithshëm (ShP) i KFOR-it, me bazë në Kosova Film në Prishtinë, ka hapur një vend të lirë pune në AUTO LARJE.
Për të aplikuar për këtë pozitë, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte si më poshtë:
- Kërkohet përfundim i arsimit formal fillor.
- Eksperiencë e operimit me kamionë-pirun.
- Përvojë minimale një vjeçare në fushën e automobilizmit ose magazinimit, që përfshinë funksionimin e rregullt të kamionëve-pirun.
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.
Aplikantët duhet të kenë aftësitë e mëposhtme gjuhësore:
Anglisht – Elementare
Përfitimet nga punësimi në pozitën e AUTO LARJES, përfshijnë:
- Anëtarësim në skemën e sigurimit shëndetësor
- 24 ditë pushim vjetor për vit kalendarik
- Deri në 7 ditë pushimi special
- Deri në 11 ditë përgjatë një viti, festa zyrtare/kombëtare.
Aplikantët duhet të jenë banorë të ligjshëm të Kosovës.
Paga bruto për këtë pozitë LCH-2, është 805.00 € në muaj.
Aplikacionin për këtë pozitë si dhe hollësi të tjera lidhur me këtë vend të lirë pune, mund t’i gjeni në faqen e NATO-s, në adresën: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/car-washer
Formularët e aplikimit mund ti dorëzoni edhe personalisht, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film, në kutinë postare, e cila ndodhet në ndërtesën IZMIR, tek porta kryesore e Kosova Filmit.
Gjithashtu, ju mund t‘na kontaktoni edhe përmes postës tonë elektronike, në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int apo në numrin e telefonit 038 70 2150.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për këtë pozitë, është data 23.11.23, ora 16:00.
Aplikacionet e pranuara pas kësaj date, nuk do të pranohen.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që i kanë plotësuar kushtet e lartcekura dhe janë në listën e ngushtë për intervistë.