Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Kosova Film në Prishtinë, ka hapur një vend të ri pune, për pozitën Analist i Mediave Sociale.
Kërkesat e nevojshme për arsim, përvojë pune dhe aftësi për këtë pozitë janë:
• Diplomë universitare për Gazetari dhe Komunikim Masiv, Marrëdhënie me Publikun.
• Minimumi 4 vjet përvojë në fushën profesionale të mediave të ndryshme.
• Aftësi në analizë, monitorim dhe raportim në mediat sociale, gazeta dhe media të tjera relevante.
• Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup.
• Të interesuarit për këtë pozitë, duhet të jenë banor ligjor të Kosovës.
• Paga bazë: 1,534.00 € në muaj.
Aplikacionin mund ta gjeni në: www.jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/social-media-analyst
Data e fundit për aplikim është 22 prill 2025.







