Kontingjenti Austriak në kuadër të KFOR-it, ka hapur një vend të lirë pune, për përkthyes të gjuhës gjermane.
Për të aplikuar për këtë pozitë, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte:
– Të kenë njohuri të mirë të gjuhës gjermane në lexim, shkrim, dëgjim dhe në të folur.
– Njohuri të mirë të gjuhës shqipe
– Përparësi do të kenë kandidatët që i flasin edhe gjuhët angleze dhe serbe.
– Shkathtësi të mira të punës në ekip dhe komunikim.
– Njohuri të mira hulumtimi apo kërkimi në rrjete sociale
Përfitimet nga punësimi në këtë pozitë, janë:
– Kontratë pune 3 vjeçare me mundësi zgjatjeje
– Shujta falas
Formularin tuaj të aplikimit bashkë me numrin e telefonit dhe një foto për aplikim, duhet ta dërgoni me e-mail në adresën elektronike job.autcone@gmail.com , deri të mërkurën, me datën 6 mars, 2024.