I gjithë Hollywood- i dhe jo vetëm, sot është në ditë zije për shkak të vdekjes së legjendës, Stan Lee, i cili krijoi karakteret e pavdekshme të Marvel, si: Spider-Man, Iron Man, Elektra, Black Panther, Hulk, X-Men etj.
Krerë të shteteve dhe aktorë të fushave të ndryshme janë duke shprehur ngushëllimin e tyre për humbjen e legjendës së super -heronjve, i cili ka vdekur dje, në moshën 95 vjeçare.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet edhe pse ai kishte vuajtur disa sëmundje gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë edhe një periudhë pneumonie.