Në Prishtinë sot (14.11.2018) do të filloj edicioni i dytë i ‘Konventës së Vëshëmbathjeve’ në hotelin ‘Emerald’ në Prishtinë.
Pjesëmarrës të kësaj konvente do të jenë ekspertë të cilët do të diskutojnë për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me industrinë e veshëmbathjeve.
Në këtë konventë poashtu do të hapet një ekspozitë me veshëmbathje të prodhuara në Kosovë nga 22 kompani të ndryshme, do të organizohen takime në mes bizneseve si dhe do të prezantohet një sfilatë e këtyre veshëmbathjeve.
Në kuadër të kësaj ngjarje do të ketë edhe gara studentore për dizajn, ku studentët e dizajnit të modës do të prezantojnë dizajnet e tyre dhe do të garojnë për çmimet më të mira në dizajn.
Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës organizohet nga Shoqata e Kosovës për Marketing të Veshëmbathjeve (KAMA) dhe përkrahet nga ‘USAID EMPOWER’.