Për të krijuar mundësi punësimi për 10 stundentët më të dalluar, Akademia Profesionale ‘Infinit’, ka hapur thirrje për aplikim për trajnim dymujor në degën “Orientim në Karrierë dhe Zhvillim”.
Ky trajnim ofrohet nga pedagogët më të mirë, profesionistë nga Kosova dhe rajoni.
Meqenëse zgjedhja e karrierës është vendim i vështirë, për të bërë zgjedhjen e duhur jetësore për karrierë, Akademia Profesionale Infinit është e përkushtuar për edukimin dhe formimin e kuadrove të reja dhe orientimin e individëve që nuk janë të përcaktuar për karrierë. Gjatë trajnimit do të mësoni teknika të reja të cilat ju mundësojnë orientimin në karrierë.