Porgrami ‘Global Girl Media’ me seli në Kosovë, që ka për qëllim fuqizimin e grave në gazetari dhe botën mediatike ka organizuar punëtori për përfshirjen e grave dhe vajzave në fushën e mardhënieve me publikun me 13 Nëntor të këtij viti, në ambientet e agjensisë së lajmeve ‘Kosovalive’, në Prishtinë.
Kjo punëtori udhëhiqet nga Shenaj Shala, ndërsa i dedikohet vajzave dhe grave në fushën e mediave të cilat synojnë zhvillimin dhe përforcimin e aftësive të komunikimit efektiv, imazhit personal, të folurit në publik dhe krijimit të brendingut personal për avancim në karrierë.
Po ashtu në këtë punëtori pjesëmarrëset do të kenë mundësi të mësojnë si të rrisin sigurinë dhe vetëbësimin e tyrë, të përdorin komunikimin jo-verbal, si të prezantojnë veten dhe shkathtësi të tjera.