Biblioteka Kombëtare e Kosoves ‘Pjeter Bogdani’ sot ka shënuar aktivitete të shumta për nder të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit me rastin e standarizimit të gjuhës shqipe që njihet ndryshe edhe si Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe. Për nder të kësaj dite ‘Biblioteka Kombëtare e Kosovës’ ka organizuar një sërë aktivitetesh për ditën e alfabetit shqip. Zyrtarja e botimeve në Biblioteken e Kosovës, Gresa Maliqi, në një intervistë për Radio KFOR-in, tregoi për aktivitetet që janë organizuar për nder të kësaj dite:
“Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është organizuar një veprimtari kulturore për nder të 110 vjetorit të kongresit të manastirit me ç’rast është organizuar konferencëshkencore ‘Lumo Skendo dhe themelimi i revistës Diturija pastaj edhe ekspozita me koleksione tëbibliotekës kombëtare qëjanëkoleksione tëabetareve shqipe që nga viti 1906 deri në vitin 2018. Në këtë ekspozitë do të keni mundësi të shihni edhe llojet e abetareve, tipografinë, autorët e abetareve para se të bëhet promovim i autorëve dhe mënyrës se si janë bërë ilustrimet, tipografitë por edhe sfidat që kanë kaluar për të hapur shkollën e parë shqipe”, tregoi Gresa.
Gresa për fund tregoi se ekspozita me prezantimin e abetareve do të jetë e hapur për një javë.