Rikthehet aksioni në Ligën e Kampionëve me disa ndeshje shumë interesante. Sonte (29.08.23), me fillim nga ora 21:00, do të luhen ndeshjet e rikthimit në kuadër të kualifikimeve për një prej garave më prestigjioze të sportit në botë.
Galatasaray e pret në RAMS Park Stadium ekipin Molde nga Norvegjia, me të cilin u përball javën që lamë pas dhe si mysafir Galatasaray fitoi me rezultat 2 me 3.
Ndeshja tjetër zhvillohet në mes të Panathinaikos dhe SC Braga, ku ekipi grek do të ketë përparësinë e terrenit, duke marr parasysh se në takimin si mysafir pësuan humbje me rezultat 2 me 1.
Ndeshja përmbyllëse e kësaj mbrëmje, do të zhvillohet në mes të Young Boys dhe Maccabi Haifa, një ndeshje ku gjithçka është e hapur sepse në takimin e parë gjithçka përfundoi me rezultat të barabartë, pa gola.