Organizatat Joqeveritare GAIA Kosovo dhe “7 arte”, këtë të enjte (11.04.19), nga ora 15:00 deri në orën 18:00, do të organizojnë aktivitetin e radhës në dobi të ambientit. Përgjatë këtij aktiviteti do të punohet në sistemin e ujitjes, ku do të krijohen mënyra alternative për të ujitur bimët e kopshtit në terasën e Bibliotekës së qytetit të Mitrovicës.
Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e kopshtarisë, pavarësisht etnitetit që i takojnë, që ti bashkohen kësaj nisme. Ata poashtu theksojnë që me vete mund të sjellin shishe të zbrazëta plastike.
Kjo ngjarje realizohet në kuadër të projektit “Mitrovica’s Join Stories” dhe financohet nga Bashkimi Evropian.