Për të frenuar përhapjen virusit CoViD-19 si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e secilit, Ministria e Shëndetësisë, vazhdimisht u bën thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen, sepse vetëm përmes vaksinimit mund të mbrohen nga variantet e reja të COVID-19.
Duke u bazuar tek të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga Ministria e Shëndetësisë, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19. Sipas tyre, që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.
Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin.