Aktiviteti fizik dhe sporti ofrojnë përfitime afatgjata shëndetësore për të gjithë. Për të qenë të shëndetshëm duhet të jemi aktivë çdo ditë në sa më shumë mënyra. Aktiviteti fizik i rregullt dhe sporti nuk është thjesht i rëndësishëm për shëndetin tonë fizik, por gjithashtu edhe për shëndetin mendor. Të njëjtin mendim ka edhe instruktorja e aerobikut, fitnesit dhe tabatas, Fitore Gashi Merovci, e cila për Radio KFOR-in tregoi për përfitimet e shumta që sjellin ushtrimet: “Përfitimet nga ushtrimet fizike dhe sporti në përgjithësi janë të shumta. Disa nga këto përfitime përfshijnë: reduktim i stresit, forcim i kockave dhe muskujve, niveli i energjisë se trupit gjatë ditës do të jetë më i lartë, do të rregullohen hormonet e trupit, përmirësimi i tensionit të gjakut, stabilizimi i sheqerit në gjak dhe rritja e koncentrimit. Ushtrimet fizike ndikojnë në shpenzimin e kalorive, sa më inteziv që është ushtrimi fizik, shpenzimi i kalorive është më i madh, gjë që ndihmon në humbjen e peshës.”
Ushqehuni shëndetshëm, bëni ushtrime fizike dhe sportive që të ndiheni mirë çdo ditë.