Ushqyerja e shëndetshme është bazike, për një jetë të shëndetshme, meqë sëmundje të ndryshme paraqiten pikërisht nga mungesa e disiplinës ushqimore. Për të mësuar më shumë rreth ushqimeve që ndikojnë në luftimin dhe parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera në përgjithësi, Radio KFOR-i zhvilloi një intervistë me nutricionisten, Diola Dosti Baftiu: “Kanceri vjen nga momenti që ne vendosim të ‘divorcohemi’ nga natyra. Kjo do të thotë kur ne heqim dorë nga ushqimet që na ofron natyra, siç janë: “frutat, perimet, çajërat, barishtet e ndryshme dhe algat e detit, duke përqafuar një jetesë jo të shëndetshme që përfshin ushqimet e shpejta, pijet e gazuara, energjike dhe suplemente të ndryshme që lënë efekte anësore në shëndetin tonë. Prandaj, duhet të konsumojmë ushqime që fokusohen nga ngjyra jeshile, ushqime që kanë klorofil dhe ndihmojnë qelizat tona që të mbijetojë dhe të riprodhohen siç duhet. Prandaj konsumoni të gjitha llojet e frutave dhe perimeve, pa asnjë lloj përjashtimi për shembull: brokoli, sallatë jeshile, spinaq dhe hiqni dorë nga sheqeri, kryesisht nga sheqeri i bardhë, duke e zëvendësuar me mjaltë apo nga sheqeri i frutave.”
Znj. Baftiu, porositi të gjithë dëgjuesit të përqafojmë ushqimet e tokës, duke potencuar edhe rëndësinë e konsumimit të çajërave sidomos ai i shafranit, i cili ka veti antioksiduese dhe sjellë benifite të shumta në shëndetin tonë, pa i përjashtuar edhe të gjitha llojet e boronicave dhe ushqime që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C.