Në periudhën në të cilën jemi, ku temperaturat janë shumë të larta është e rëndësishme që të siguroheni që po konsumojmë ushqimet e duhura.
Për të kuptuar në mënyrë profesionale për ushqimin që duhet konsumuar përgjatë vapës, Radio KFOR-i ka intervistuar Dietologen Vala Pupovci, e cila tha: “Gjatë verës, duke marr parasysh që temperaturat janë të larta, gjëja kryesore që duhet pasur parasysh është dehidrimi, përderisa ne mundemi të dehidrohemi edhe për shkak se djersitemi më shumë gjatë verës, sidomos kur janë të temperaturat të larta, duhet të mendojmë se me çka mundemi me u hidratua dhe zgjedhja e parë për shumicën e njerëzve është uji, që është zgjedhje shumë e qëlluar, mirëpo ujin mundemi me e marr edhe përmes frutave dhe perimeve. Janë disa fruta dhe perime që përgjithësisht kanë përqindje më të lartë të ujit p.sh, bostani, pjepri, trangulli, domatja, sallata e gjelbër, etj. Mirëpo nuk janë vetëm frutat dhe perimet që na duhen gjatë vetës, sigurisht që duhet me e pas një dietë mirë të balancuar me marr mjaftueshëm karbohidrate të cilat na duhen për energji, sidomos për shkak të faktit që niveli i energjisë mundet me na ra gjatë kësaj periudhe kohore të nxehtë, por gjithsesi këto me u kombinua edhe me diçka që ka proteina, si p.sh. mishi, veza, qumështi, produktet e qumështit, fasulet, thjerrëzat, etj.”
Mos harroni se një dietë e balancuar, është çelësi për një jetë të shëndetshme, që duhet aplikuar gjithmonë, në çdo stinë.







