Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, sot do të hapë edicionin e 18-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar. Këtë vit studentë nga rajoni dhe bota do të kenë mundësi të zgjedhin lëndë që mund t’i transferojnë nëpërmes kredive në Universitetet përkatese ku ndjekin studimet.
Universiteti veror ndihmon në shkëmbimin e përvojave dhe kulturave ndëretnike duke krijuar lidhje midis studentëve nga vende të ndryshme.