Adhuruesit e pikturës, të enjten më 10 maj 2018, në ora 19:00, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të kenë mundësinë t’i shohin 25 punime, të artistit Klodian Valla.
Ekspozita me punime të stilit abstrakt dhe surreal, titullohet “Kur Epshi Kacafytet me Ankthin Koloristik”.
Njoftohet se në këtë ekspozitë, piktori Valla do të ofrojë ciklet e portreteve, drunjëve dhe kompozicioneve. Këto vepra janë të realizuara në teknikën vaj, akrelik dhe teknikë e kombinuar në pëlhurë.
Ekspozita në fjalë financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa kurator i ekspozitës do të jetë profesori i nderuar, Shyqri Nimani.