‘Java Botërore e Ujit – 2024’, do të filloj nga data e sotme 25 gusht dhe do të mbahet deri më 29 gusht. Kjo ngjarje vjetore, organizohet nga Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm (SIWI), ku mbledh së bashku ekspertë, politik bërës dhe praktikues nga e gjithë bota, për të diskutuar dhe trajtuar çështjet globale të ujit. Java në fjalë, ofron një seri konferencash, punëtorish dhe seminare që fokusohen në aspekte të ndryshme të menaxhimit të ujit, ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Tema e sivjetme është “Kalimi i kufijve: Uji për një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme”.







