UEFA ka konfirmuar vendet dhe oraret e ndeshjeve të skuadrave kosovare, për garat evropiane. Drita dhe Malisheva do të zhvillojnë ndeshjet e para në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa Prishtina do ta luajë sfidën e parë në udhëtim.
Në raundin e parë, Drita do të përballet me Differdange. Ndeshja e parë do të luhet më 8 korrik, në ora 20:00 në “Fadil Vokrri”. Prishtina ndeshet fillimisht me Sheriff Tiraspol më 10 korrik, ora 19:00, në Sheriff Main Arena në Tiraspol. Malisheva e nis aventurën ndaj Vikingur Reykjavik. Ndeshja e parë është më 10 korrik, ora 17:00, në “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, FC Ballkani do t’i nis garat nga raundi i dytë kualifikues, ndërsa terminet për ndeshjet e këtij raundi, do të publikohen më vonë.







