Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme që realizon Kolegji AAB, tashmë është bërë hapja e ‘Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018’, i cili ofron lexuesin më pranë librit.
Shtëpi të shumta botuese tashmë kanë zënë vendet e tyre për tu ofruar lexuesve libra të zhanreve të ndryshme që plotësojnë kërkesat e tyre.
Koordinatori i këtij panairi, Zija Rexhepi, në një prononcim dhënë Radio KFOR-it, na tregoi më shumë përkitazi me objektivin që ka ky institucion i arsimit, përmes realizimit të këtij panairi: “Ky panair shërben si dëshmi se ky institucion beson në librin dhe në kulturën e leximit. Në kuadër të panairit do të ketë edhe promovime të librave, orë letrare si dhe shumë aktivitete të tjera, me theks të veçantë në ngritjen e vetëdijësimit të tyre për lexim”, tha Rexhepi.
Për 4 ditë me rradhë, ky panair do të ju shërbej jo vetëm studentëve të kolegjit përkatës por të gjithëve që librin e kanë shokun më të mirë të jetës së tyre.