Çmimi ‘Nobel i Paqes’, këtë vit i është ndarë doktorit Denis Mukwege dhe ish të rrëmbyerës nga ISIS, Nadia Murad, për përpjekjen e tyre për ta ndalur dhunën seksuale në luftëra.
Sipas ‘Komitetit të Nobelit’, që e ndan këtë çmim gjinekologu nga Kongo Mukwege dhe stafi i tij kanë trajtuar mijëra pacientë të cilët janë sulmuar në Republikën Demokratike të Kongos duke ndihmuar në rikuperimin e lëndimeve nga përdhunimi.
Nadia Murad ka ndarë historinë e saj me botën, duke treguar për tmerret dhe abuzimet seksuale që ajo dhe të tjerët kanë vuajtur në duart e ISIS.
Këtë vit Komiteti i çmimit Nobel, me seli në Oslo, mori 216 nominime individuale dhe 115 nga organizata të ndryshme.