Slogani i cili sivjet shënon “Ditën Botërore të Turizmit”, thotë “Turizmi i bashkon njerëzit” përmes së cilës theksohen lidhjet e thella midis turizmit dhe paqes.
E caktuar nga Kombet e Bashkuara, “Dita Botërore e Turizmit” çdo vit shënohet me datën 27 shtator dhe ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin për rëndësinë e turizmit dhe vlerën e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike. Kjo ditë gjithashtu inkurajon bashkëpunimin global dhe promovon praktikat e qëndrueshme të turizmit.
Turizmi i qëndrueshëm mund të transformojë komunitetet e ndryshme, të krijojnë vende pune, duke nxitur përfshirjen, forcuar ekonomitë lokale, vlerësuar dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe natyrore si dhe duke ushqyer bashkëjetesën paqësore.







