Më 18 prill, në mbarë botën shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe e Vendeve Historike’, e njohur edhe si ‘Dita e Trashëgimisë Botërore’, që ka për qëllim të rris vetëdijen tek të gjithë, për rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
E iniciuar nga ICOMOS (International Council on Monuments and Sites) në vitin 1982 dhe miratuar nga UNESCO, kjo ditë thekson vlerën e monumenteve dhe vendeve historike që përfaqësojnë identitetin, historinë dhe kujtesën kolektive të shoqërive.
Tema nën të cilën sivjet shënohet kjo ditë, është “Trashëgimia dhe klima”, ku fokusi është te ndikimi i ndryshimeve klimatike në trashëgiminë kulturore dhe roli i saj në ndërtimin e qëndrueshmërisë për komunitetet. Nga përmbytjet e deri tek zjarret e mëdha, shumë sajte historike rrezikojnë të dëmtohen apo zhduken, nëse nuk merren masa të menjëhershme.
Monumentet nuk janë vetëm gurë të vjetër, ato janë dëshmitarë të historisë, dëshmi të identitetit dhe burim frymëzimi për brezat e ardhshëm. Dita e sotme na shërben si një thirrje për ta njohur, ruajtur dhe respektuar trashëgiminë kulturore.