Qendra për edukim special dhe rehabilitim, më 9 dhe 10 shkurt, do të mbaj raundin e dytë të trajnimit me ekspert nga Zvicra. Në këtë trajnim do të ligjërojnë përfaqësues të ‘Foundations for Learning’, Paula de Leon Diaz dhe ekspertja e edukimit special, Mimoza Dema.
Të drejtë aplikimi kanë personat (studentë dhe profesionistë), që i përkasin këtyre profileve: psikolog të të gjitha drejtimeve, pedagog, pedagog special, edukatorë, mësues si dhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Trajnimi është me pages, 40 euro për dy ditë.