Çdo vit më 16 nëntor, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Tolerancës”, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1996, me qëllim të promovimit të tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve dhe grupeve të ndryshme.
Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat e tolerancës dhe rëndësinë e respektimit të diversitetit kulturor, fetar e etnik si dhe të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin paqësor në shoqëri.
Për nder të “Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës”, në shumë vende të botës, organizohen aktivitete edukative, debate dhe fushata ndërgjegjësimi për të inkurajuar qytetarët dhe shoqëritë të reflektojnë mbi rëndësinë e tolerancës dhe të punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.







